/ /






Ky eshte premtimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili mbajti dje nje takim me drejtuesit e kompanise koncensionare Aleat prodhuese e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike shqiptare. Basha deklaroi se ne keto qendra konsullore jane kryer te gjitha instalimet perkatese jane prodhuar kuponet dhe percaktimi i dates per fillimin e aplikimeve eshte shtyre vetem nga vonesat burokratike. Duhet te zhbllokojme kudo qe ka mbetur qofte nga ana e



burokracise shteterore qofte nga ana juaj ne menyre qe qytetaret shqiptare ne Itali dhe Greqi te nisin menjehere aplikimin dhe marrjen e pasaportave aty ku jetojne u shpreh Basha. Nga ana tjeter sipas tij po shikohet nevoja per hapjen e qendrave te tjera ne Europen Veriperendimore duke mos perjashtuar mundesine e ofrimit te sherbimit edhe ne SHBA. Ministri i Brendshem u ndal dje edhe tek sherbimi me i ri qe do u vije ne ndihme azilanteve qe jetojne ne Shqiperi qe sipas tij do te pajisen me pasaporta biometrike identifikimi madje nese do te krijohen mundesite edhe me pasaporta udhetimi. Sipas Bashes ky eshte nje standard qe Shqiperia po e aplikon e para dhe ende asnje vend i Bashkimit Europian nuk e ka arritur. Ministri i Brendshem deklaroi se me kapacitetin e dyfishuar te prodhimit nga 3 mije ne 6 mije pasaporta ne dite rezultati ka qene 2.6 milion qytetare shqiptare te pajisur me leternjoftime elektronike dhe 1.5 milion qytetare te pajisur me pasaporta biometrike. Ndersa sherbimi i ofruar qe prej muajve te fundit te vitit 2010 me aplikim te pershpejtuar 14 mije persona kane marre brenda 72 oreve pasaportat biometrike. Duke vleresuar faktin qe puna ka vazhduar me ritem te plote me duhet te bej me dije se nga pala jone kerkohet korrektesi maksimale qe afatet e aplikimit normal te pasaportave dhe te dhenies se ketyre pasaportave te respektohen ne menyre te plote nga koncesionari eshte shprehur Basha.


STATISTIKA


2.6 milione shqiptare jane pajisur me karta identiteti
1.5 milione shqiptare jane pajisur me pasaporta biometrike
14 mije persona kane marre pasaporten me aplikim te pershpejtuar
4 qendra per aplikim ne Itali e Greqi jane hapur per emigrantet
6000 pasaporta ne dite eshte kapaciteti i prodhimit
72 ore eshte afati minimal per pajisje me pasaporte pas aplikimit


 


ETLEVA DELIA