Transmetuar më 22.11.2016 - 16:33







Pasionet e këngëtarit të ri Ergi Dini, i cili humbi jetën një natë më parë në një aksident tragjik me motor, bashkë me mikun e tij Kejdi Halili, me sa duket kanë qenë të shumta. Jo vetëm muzika, motorët, por edhe tatuazhet.



Me sa duket për këto të fundit, fituesi i "X Factor" në vitin 2014, kishte një dashuri të madhe. Në një intervistë të dhënë në vitin 2015 në "InTv", veç të tjerash Ergi ka treguar se dashuria e tij e parë ishin tatuazhet se dhe ka pasur shumë të tillë në trup.



Në fotot e publikuara, duket se ai kishte disa tatuzhe në dorë dhe kuptimet e tyre konsistonin pikërisht në atë "që ishte beteja e tij e fundit". Tatuazhi që mbante në parakrah, një kafkë, përcillte kuptimin se “çdo njeri e ka në dorë jetën dhe vdekjen”.



Por mbrëmjen e djeshme fati me sa duket nuk ishte në anën e duhur për Ergi Dinin dhe mikun e tij, Klejdin, djali i gazetares së njohur Erenestina Halilit. {"videoid": "1109349", "sid":"2"}


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/1)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});