Vazhdon debati në distancë me akuza dhe deklarata mes socialistëve dhe mazhorancës.

Opozita i vuri sot afat 24 ore ministrave te deklarojne pasurite dhe lejet koncensionare qe mund te kene perfituar në emër të familjarëve të tjerë.

“U bëjmë apel të gjithë ministrave, por edhe vetë kryeministrit, që të pyesin edhe njëherë kunetërit e kunatat për t'u siguruar se mos u del ndonjë e papritur. U sugjerojmë po ashtu që nëse marrin vesh se ndonjë kunat apo kunatë, ka marrë ndonjë licencë apo koncesion pa dijeninë e tyre të dalin më mirë e ta deklarojnë vetë përpara publikut sepse kështu do të kenë edhe mirëkuptimin tone, tha deputetja socialiste, Olta Xhacka.

Ndërkaq, deputete të Partise Demokratike akuzuan serish kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama per gjoba biznesve me lejet e ndertimit, por bashkia paditi ne prokurori per shpifje deputeten Albana Vokshi, pas sulmeve qe kjo pati bere per korrupsion.

“Qytetaret kanë pyetje të thjeshta: Pse fshihet Mr. 20%? Pse ka kaq frikë Kryetari i Bashkisë t’i përgjigjet akuzave? Ku fle lepuri i Bashkisë së Tiranës? Theksojmë se në këtë zonë Edvin Rama ka parashikuar 1 milion m2 ndërtim, duke autorizuar ndërtimin e godinave 30 katëshe, 4 herë më të larta se në të gjithë zonat e tjera të Tiranës dhe të Shqipërisë. I kërkojmë Mr.20% të mos fshihet pas Lepurit dhe i garantojme se kjo situatë nuk do të tolerohet”, u shpreh deputeti demokrat Eduart Halimi.