Gjykata e Londres vendos ekstradimin e dy anglezeve te akuzuar per pedofili dhe abuzime me te mitur, te strehuar ne qendren e bamiresise "Femijet e tij". Vendimi eshte marre dy dite me pare, nga gjyqtari i ceshtjes Antoni Evans, i cili aprovoi kerkesen e Ministrise se Drejtesise ne Shqiperi dhe Interpol Tiranes per te sjelle ne Tirane Dino Christodoulu dhe Robin Arnold. Po per kete ceshtje i arrestuar gjendet edhe kreu i qendres qe prej vitit 2005, David Braun, i cili ka mohuar akuzat, duke i hedhur pergjegjesine dy te tjereve. Arnold dhe Christodoulu arriten te shpetonin duke u arratisur drejt Anglise. Policia shqiptare kerkoi ndihmen e drejtesise ne Britanine e Madhe, ndersa te dyshuarit mbahen nen mbikeqyrje deri ne perfundim te procesit per ekstradim. Avokatet e tyre u shprehen per mediat vendase dje se do te apelojne vendimin. Tre prej femijeve kane deshmuar per abuzimet seksuale nga te huajt dhe sjelljet e tyre te cuditshme ne qender. Denoncimi erdhi nga banore te zones dhe pas rrefimeve te te miturve. Procesi ka nisur qe prej vitit te kaluar. Braun po gjykohet per abuzime seksuale me te miturit dhe shperdorim i detyres qe kryente.
Dosja ndaj te pandehurve te akuzuar per marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur, eshte ndare ne dy pjese. Abuzimet seksuale ne qendren "Femijet e tij", ku eshte marre i pandehur drejtuesi 55-vjecar i saj, David Braun dhe dy te huaj te tjere ne mungese, jane bere objekt i seancave te shumta. Nje prej te dyshuarve i akuzuar per "moskallezim krimi", Janaq Papaleka, pranoi para trupit gjykues vepren dhe kerkuar gjykim te shkurtuar, kurse vendimi ka qene nje denim me kusht. Per kete shkak, avokati i kerkoi gjykates ndarjen e ceshtjes ne dy pjese. Grupi i dyte perbehet nga te pandehurit David Braun, Dino Christdoulu dhe Robin Robin Arnold, dy te fundit ne mungese. Ky ka qene edhe vendimi i marre nga togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Sokol Tona, ne fund te vitit te kaluar. Braun u arrestua ne fund te vitit 2005 i akuzuar per abuzimet seksuale me te mitur ne qendren "Femijet e tij".

Dy bamiresit, nga Anglia ne Shqiperi
Dino Christodoulou eshte 44 vjec dhe banues ne Lankashire te Blackburn, ish-punonjes i qendres se bamiresise qe prej vitit 1990. Ne vitin 2002, ai zhvendoset drejt Evropes Lindore per nje mision bamiresie. Ketu eshte njohur edhe me te akuzuarin tjeter, Robin Arnold, 55 vjec. Sipas prokurorise, dy ish-punonjesit akuzohen per abuzime me 6 te mitur te qendres "Femijet e tij", te moshes deri ne 13 vjec. Christodoulou dhe Arnold kane kundershtuar ekstradimin dhe gjykimin ne Shqiperi, pasi nuk dine as gjuhen shqipe. I pari u arrestua ne Blackburn dhe i dyti ne Cromer, ndersa u degjuan ne gjykate.