Afro 46.000 vete kane kerkuar vitin e kaluar azil ne Gjermani. Sipas te dhenave te ministrise se Brendshme numri i kerkesave u rrit qarte ne te katertin vit me rradhe. Pas refugjateve nga Afganistani dhe Iraku grupi i trete i azilkerkuesve eshte nga Serbia.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banore te Podvorces - lagje rome ne LeskovcSipas shoqate se romeve nga Serbia e Jugut numri me i madh i azilkerkuesve rome ne Gjermani vjen nga Leskovc-i nje qytet i vogel ne jug te vendit me rreth 70.000 banore. Jo larg qytetit ndodhen tri lagje rome ku jetojne me shume se 10.000 vete. Presidenti i shoqates Rom Aca Demiroviq 51 vajza e te cili ka shkuar para tre muajsh ne Gjermani se bashku me familjen thote se Gjermania eshte nje destinacion shume i preferuar sepse gjermanet kane simpati per romet.Gjermania eshte vendi me i pershtatshem njerezit e kuptojne popullin tone. Dhe si rast social si azilkerkues ne Gjermani merr me shume para se po te punosh ne Serbi.



Per Zoran Muratoviqin 46 dhe familjen e tij shtateanetareshe nga Gjermania ku ai ka kaluar nje muaj e gjysem ishte menyra e vetme per te kaluar dimrin. Ata ishin vendosur ne afersi te Stuttgartit dhe ata u kthyen qe andej me 4.000 euro ne xhep.Na kane ofruar 500 euro per njeri ne qofte se terheqim kerkesen per azil. Une thashe ok po nenshkruaj. Keshtu jemi kthyer me parate ne shtepi dhe transporti per ne Leskovc ka qene falas tregon Zoran Muratoviq. Qe prej 19 dhjetorit 2009 eshte hequr kerkesa per vize per te hyre nga Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi ne BE. Kjo ka bere qe ne Evropen Perendimore te kete nje rritje te hovshme te azilkerkuesve sidomos ne Belgjike Suedi dhe Gjermani keshtu qe ne pranvere 2010 ne kryeqytetet evropiane eshte menduar qe ky lehtesim i vizave te merret mbrapsht.



Nje pjese e madhe e azilkerkuesve kane qene shqiptare dhe rome nga komunat e varfra te Serbise se Jugut prane Kosoves dhe Malit te Zi. Kjo vale refugjatesh u pengua krejtesisht nga bashkepini i autoriteteve evropiane me ato serbe. Nga njera ane u futen kontrolle me te rrepta ne kufi per te penguar qe azilkerkuesit e kthyer te niseshin perseri. Nga ana tjeter eshte shkurtuar shume koha e perpunimit te kerkesave ne vendet e synuara. Ne vend te 15 apo 18 muajve qe ishin me pare tani procedura eshte nje deri ne dy muaj.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga lagjeja rome ne LeskovcZoran Amedoviq 46 ka jetuar me gruan e tij Nevena tete muaj ne nje kamp refugjatesh ne Hanover. Ata kane ardhur si te thuash te organizuar ne Gjermani si nje grup udhetaresh. Nje autobus kaloi permes lagjes dhe mblodhi romet qe donin te shkonin ne Gjermani. Gruaja ime dhe une kemi qare cdo dite. Nuk ka vend me te mire se shtepia jote qyteti yt vendi yt. Une kam thene se do te puth betonin kur te arrij perseri kufirin kujton Amedoviq. Per romet ne Leskovc rralle persekutimi politik eshte shkak i kerkeses per azil me shume jane veshtiresite ekonomike dhe sociale. Ne Serbi ka shume te papune sidomos ne jug te Serbise dhe kriteret per marrjen e ndihmes sociale jane shume te rrepta. Dhe kur eshte fjala per romet eshte edhe me e veshtire. Ne Leskovc nder 6000 rome ne moshe pune vetem rreth 300 kane pune. Nga 1500 personat ne qytet qe marrin ndihme sociale rreth 60 perqind jane rome.



Djemte e Maksut Demiroviqit 61 nuk kane as pune dhe as marrin ndihme sociale. Momentalisht jetojne nga te hollat qe kane marre si azilkerkues ne Gjermani. Ky eshte realiteti i hidhur. Perspektive nuk ka thote Maksut Demiroviq Une kam dy djem. Jane te rinj dhe te shendetshem ne gjendje per te punuar. Atyre duhet tu jepet nje rroge prej 400 deri 500 eurosh ne Serbi - perse te shkojne atehere ne Gjermani pyet Demiroviq.





Autor Milica Ivanovic / Angjelina Verbica

Redaktoi Esat Ahmeti