111111111111111111111111111111111Nga Olsi Tujani


Miqësorja e sotme ndaj Maltës është ndeshja e parë për De Biazin pas rinovimit të kontratës së tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. Miqësorja Shqipëri-Maltë, e para për kuqezinjtë pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014, shënon përplasjen e tetë mes dy përfaqësueseve, që janë ndeshur për herë të parë thuajse 20 vjet më parë. Nëse i referohemi renditjes botërore të FIFA-s për muajin Shkurt, konstatojmë se kuqezinjtë tanë janë më superiorë.


Ata mbajnë vendin e 55-të, ndërsa Malta është shumë më poshtë në këtë klasifikim, pikërisht në vendin e 131-të. Dhe në fakt, supermadhësia e Shqipërisë lidhet logjikshëm edhe më statistikat që kanë prodhuar përballjet mes dy kombëtareve, që zë fill më 16.08.1995 dhe vijon deri në sfidën pararendëse, më 11.02.2009. Bilanci është i tillë: 4 fitore i përkasin Shqipërisë, 2 takime kanë përfunduar barazim, ndërsa 1 fitore i takon Maltës. Edhe golavarazhi flet dukshëm për kuqezinjtë, 12-3.


Nga këto, 5 ndeshje kanë qenë miqësore dhe dy të tjera kualifikuese për Botërorin 2010. Në përplasjen e parë eliminatore mes Shqipërisë dhe Maltës, që u luajt në Qemal Stafa, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0, falë golave të Bogdanit, Duros dhe Dallkut. Asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk është më pjesë e përfaqësueses së De Biasit. Takimi i kthimit që u luajt në Maltë, përfundoi në barazim pa gola, një rezultat ky zhgënjyes, që e detyroi FSHF-në të shkëpuste marrëdhëniet me trajnerin Holadez Ari Han.


 


Formacionet e mundshme


SHQIPËRIA (4-2-3-1): Berisha; Lila, Cana, Mavraj, Agolli, Meha, Kaçe, Basha, Rama, Sadiku (Hyka), Kapllani


Trajner: Xh. De Biazi


MALTA: Hog, Karuana, Muskat, Agius, Kohen, Faila, Shembri, Brifa, Fenek, Mintof, Misfud


Trajner: P.Gedin


The post Përballjet me Maltën, statistikat na favorizojnë appeared first on Sporti Shqiptar Online.