Grabiti dhe perdhunoi nje turiste ceke pese vjet me pare dhe perfundoi ne pranga vetem mengjesin e djeshem gjate operacionit Identiteti i rreme. Burimet zyrtare te policise se Korces bene te ditur se 24-vjecari Maljan Mecolli i cili levizte prej vitesh me identitetin e rreme Marjon Kolami u ndalua pasi eshte shpallur fajtor nga gjykata per vjedhje me dhune dhe kryerje e marredhenieve seksuale me dhune me te rritura. Mecolli ishte ne kerkim qe prej 2 gushtit te vitit 2006 pasi u identifikua si autor i dyshuar i nje ngjarjeje te rende te ndodhur me dy shtetas ceke. Arrestimi i tij u be i mundur paraditen e se martes ne qytetit e Bilishtit.




Ngjarja




Maljan Mecolli dhe Redion Terrolli ne ate kohe 19 dhe 15 vjec te dy banues ne fshatin Zvezde te Korces me 30 korrik te vitit 2006 shoqeruan dy turiste ceke drejt pikes turistike te Prespes. Ne Qafen e Zvezdes Mecolli i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit u ndal me pretendimin se do tu tregonte edhe bukurite natyrore qe kishte kjo zone turistike. Pikerisht aty te rinjte i dhunuan turistet duke u marre te gjitha sendet me vlere qe kishin me vete dhe me pas lidhen me litar pas nje peme cekun Robert Tropek. Me pas te dy kane ushtruar dhune seksuale mbi shoqen e tij ceke. Djemte i kane braktisur turistet ne mes te rruges dhe jane larguar menjehere me mjetin e tyre. Nderkaq dy te huajt jane ndihmuar nga banore te zones te cilet kane degjuar thirrjet e tyre per ndihme. Ata jane transportuar drejt Korces ndersa te nesermen bene edhe kallezim penal per dy te rinjte.




Hetimi




Policia ka bere te mundur identifikimin e autoreve brenda pak oreve duke iu referuar edhe te dhenave te banoreve te zones qe i kishin pare ata duke shoqeruar turistet. Nderkohe u be i mundur vetem arrestimi i 15-vjecarit Redion Merolli i cili tashme vuan denimin ne burgun e Drenoves. Per shkak te moshes se vogel ai u denua me gjysmen e viteve te Mecollit per te cilin gjykata ka dhene tete vjet burg. Ngjarja ne ate kohe tronditi opinionin publike ndersa Qafa e Zvezdes u kthye ne ankthin e dhjetera udhetareve por edhe banoreve te zones.