Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar edhe një mbështetjen për trajneri Rafa Benitez. Nuk është e vërtetë se lojtarët nuk duan të punojnë së bashku me Benitezin, tha Perez për El Larguero teksa zbuloi se ka biseduar me lojtarët.


Presidenti i madrilenve nënvizoi gjithashtu se Zinedine Zidane do të jetë trajneri i Realit, por në një të ardhme. Perez tha se Benitez është zgjidhja dhe jo problemi.


Benitez nuk është problemi, ai është zgjidhja. Zinedine nuk do ta zëvendësojë atë. Benitez është trajneri i Realit të Madridit dhe ne e kemi zgjedhur atë, sepse mendojmë se është personi ideal për këtë punë, u shpreh Perez.