JOHANESBURG - Përfundon 1- 0 pjesa e parë e takimit midis Argjentinës dhe Nigerisë. Goli u shënua në minutën e shtatë nga Heinze. Argjentina ka dominuar jo vetën në gola por në lojën e saj të shkëlqyer. Një Argjentinë 4-2-3-1 e ideuar shkëlqyeshëm nga Maradona ka dhënë frytet e saj në këtë pjesë të parë, një Nigeri që dorëzohet nga një Argjentinë e furishme. Nuk kanë mungur edhe raste të tjera të Argjentinës nga fantazisti Lionel Messi.
(e.c/BalkanWeb)