Stamboll - Aventura e plakushit Luis Arragones ka zgjatur vetëm një vit tek stoli i skuadrës së Fenerbahçes në kampionatin turk. E përditshmja “Sabah” publikon se tekniku spanjoll është larguar nga gjigantët e Turqisë pas një dështimi total në kampionatin vendas.



Vendin e trajnerit kampion Evrope me Spanjën e ka zënë një emër i njohur tek Feneri, Kristof Daum. Tekniku gjerman e ka drejtuar këtë skuadër nga viti 2003 deri në vitin 2006.