Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 19:19

Chrome ka një veçori shumë të mirë që ua mundëson gjetjen automatike të gjuhës së faqes në të cilën ofrohet mundësia edhe për ta përkthyer përmbajtjen e faqes në gjuhën që kuptohet nga përdoruesi.



Kjo nënkupton që ju nuk keni nevojë që të kopjoni një lidhje (ang. link) dhe ta vendosni në Google Translate.



Edhe me shfletuesin Firefox, shtojca My Translator ju mundëson që të përktheni faqe duke klikuar me të djathtën e miut dhe të zgjedhni opsionin translate.



Ju duhet të shkoni tek opsionet e shtojcës (tek “Add-ons Manager” dhe të zgjedhni Options tek shtojca My Translator) dhe të zgjedhni që teksti të përkthehet në gjuhën shqipe.



Shkoni tek teksti i faqes që doni, klikoni me të djathtën e miut mbi faqen në të cilën doni që ta përktheni tekstin dhe zgjedhni Translate Page. /pcworldalbanian/