Mjafton një shi i furishëm që një pjesë e lagjes "Komuna e Parisit" në Tiranë të përmbyten. Sipas banorëve të kësaj zone prej vitesh një pjesë e kësaj lagjeje mbushet me ujë gjithmonë pas rreshjeve të shiut.
Ata theksojnë se kjo situatë është shumë problematike për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Gjithashtu problem madhor për këta qytetarë, është edhe bllokimi i pusetave dhe shpërthimi i ujërave të zeza.
Edhe pse banorët, janë ankuar disa herë ky problem, prej vitesh nuk ka marë një zgjidhje. Lagjja "Komuna e Parisit", është një nga lagjet më të medha dhe me më shumë ndërtime në kryeqytet.