TIRANE - Aksidentohet aktori i njohur Agim Qirjaqi, i cili ka qene duke udhetuar me makine ne drejtim te kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne rrugen nacionale Gjirokaster-Ballsh, ne vendin e quajtur Krase. Qirjaqi eshte plagosur lehte dhe pa rrezik per jeten gjate aksidentit. Nderkohe qe pas tij duke udhetuar me makina te ndryshme kane qene dhe Kastriot Caushaj dhe Petrit Malaj. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur makina tip "Benz", me targa, TR 5749 K, qe drejtohej nga Agim Qirjaqi, qe po udhetonte ne drejtimin Gjirokaster-Ballsh, ne vendin e quajtur Kras (Tepelene) ka dale nga rruga, duke u perplasur me shpatin e malit. Pas marrjes se njoftimit, ne vendngjarje kane shkuar efektiva te policise se Tepelenes dhe Ballshit. Policia qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane bere te ditur se, "aktori Agim Qirjaqi kishte pesuar demtime te lehta". Per te marre ndihme me profesionale mjekesore, ai eshte transportuar per ne spitalin e qytetit te Ballshit. Per gati 30 minuta, ai ka qene nen perkujdesjen e personelit mjekesor te spitalit, nderkohe qe me pas eshte transportuar me nje helikopter ne drejtim te Tiranes.


Aksidenti ka ndodhur rreth ores 19:30 te pasdites se djeshme ne vendin e njohur si Krasa, Tepelene, kur mjeti tip "Benz" me targa, TR 5749 K, qe drejtohej nga Qiriaqi, eshte demtuar rende. E lajmeruar ne kohe, punonjesit e policise se Tepelenes dhe te Ballshit nuk kane vonuar te shkojne ne vendngjarje. Menjehere, te aksidentuarve iu eshte dhene ndihma e pare e shpejte nga policia, ndersa mesohet se Agim Qirjaqi eshte transportuar me urgjence per ne spitalin e Ballshit, per t'u transportuar pas 30 minutash me nje helikopter ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane. Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miha, ka sqaruar se aktori ka demtuar lehte shtyllen kurrizore, megjithate situata eshte nen kontroll dhe ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas Mihes, Qirjaqi eshte shtruar ne pavijonin e Vipave dhe nuk ka asnje rrezik paralizimi, pasi demtimi eshte i lehte. Sipas tij, aktorit do t'i mjaftoje vetem nje regjim shtrati per t'u permiresuar.


Nje manover qe, me sa duket e gabuar, ne kthesat e shumta te rruges, ka rrezikuar seriozisht jeten e aktorit te njohur, Agim Qirjaqit. Pas tij, kane qene Kastriot Caushaj, dekan i Fakultetit te Arteve Pamore, si dhe Petrit Malaj, rektor i Akademise se Arteve. Makina tip "Benz", me te cilen udhetonte aktori i madh, ka dale nga rruga nga perplasja eshte plagosur lehte drejtuesi i mjetit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet dhe autoambulanca qe kane bere shoqerimin e aktorit per ne spital, ku ka marre ndihmen e pare. Burimet spitalore te qytetit te Ballshit thane se aktori Agim Qirjaqi kishte pesuar demtime te lehta, ne disa pjese te trupit. Me pas aktori i njohur eshte nisur ne drejtim te Tiranes, ku eshte transportuar me nje helikopter me qellim marrjen e ndihmes se specializuar, ku ndodhet ne gjendje te mire shendetesore. Agim Qirjaqi, njihet per rolet e tija te goditura ne kinemane shqiptare. Gjithashtu ai ka lozur dhe shume role ne teater. Qirjaqi ka qene duke u kthyer ne kryeqytet pas pjesemarrjes ne festivalin e teatrit ne Butrint, ku kishte lozur nje rol.