Është përuruar sot nisja e projektit “Gjirokastra 2009 -2011”, për restaurimin e dy ndërtesave të rëndësishme të kategorisë së parë e të dytë në pazarin e Gjirokastrës dhe konkretisht dy godinat e Babametove. 

GJIROKASTER- Është përuruar sot nisja e projektit “Gjirokastra 2009 -2011”, një bashkëpunim Suedezo-Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Institutit të monumenteve të kulturës.
Projekti në fjalë synon restaurimin e dy ndërtesave të rëndësishme të kategorisë së parë e të dytë në pazarin karakteristik të Gjirokastrës dhe konkretisht dy godinat e Babametove. Nder te tjera do te organizohen edhe 6 kampe ndërkombëtare restaurimi, ku synimi kryesor është hedhja e hapave për krijimin e një brezi të ri restauratorësh .

“Gjirokastra 2009-2011” kap shifrën e 575 mijë eurove dhe financohet nga Agjencia suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe nga Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillim e Gjirokastrës. (e.n/News24/BalkanWeb)