Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë për një vit licensën e universitetit privat Kristal. Shkak për këtë është bërë skandali që shpertheu pak javë më parë me diplomën e djalit të Umberto Bosit, Renzo Bosi.


Ky i fundit u zbulua se ka marrë një diplomë tek Kristal, por dyshohet se nuk ka qenë në Shqipëri. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.


Ministria e Arsimit pritet që të japë sqarime për pezullimin e licensës, si dhe për fatin e studentëve të Kristal.