Ngarkesat në pikat kufitare tashmë i përkasin së shkuarës dhe një proces
nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë që zgjaste me orë
të tëra, tani nuk zgjat më shumë se 20 minuta.



Kështu deklaron për KosovaPress shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, ngarkesa ka pasur kryesisht në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, dhe atë me Shqipërinë në Vërmicë. Sipas tij, vonesat kishin ndodhur për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve, edhe pse Kelani thotë se janë angazhuar maksimalisht për të shkurtuar kohën për kalimin e pikave kufitare. / Top Channel