pirloCikli i Andrea Pirlos te Juventusi mund të përfundojë pas disa javësh, por me një kusht.

Ka qenë vetë mesfushori bardhezi që i ka sqaruar gjërat në prag të sfidës me Realin e Madridit: "Nëse e fitojmë Championsin, do të shkoj të luaj jashtë. Juvja do të jetë gjithsesi skuadra ime e fundit në Serinë A".

Por më parë duhen mundur spanjollët drejt rrugës për në finale: "Mund t'ia dalim mbanë. Mund të ëndërrojmë gjithçka, nuk humbasim gjë".