Dinamo arriti ta mbyllë me fitore pjesën e parë të takimit me Tiranën. Golin e vetëm e shënoi mesfushori Julian Ahmataj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 10-të.
Ky është goli i dytë i Ahmataj që shënon nga pika e bardhë pas atij më Teutën (1-3).
Tirana goditi dhe shtyllën me anë të Arjan Pishës.
Dinamo e kontrolloi takimin duke përfituar edhe nga konfuzioni i Tiranës në organizimin e lojës, kjo dhe për shkak të mungesave të rëndësishme në mesfushë, por rastet për shënim nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Një pjesë e parë që pati katër kartona të verdhë: 3 Dinamo, 1 Tirana.
Pjesa e parë pati një minutë shtesë.
Pjesa e parë
TIRANA 0
DINAMO 1
Shënues: / J.Ahmataj 10' (pen)
Gjyqtarë: S. Cekaj, E. Doda, A. Mali.
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë