471 faqe eshte Plani kombetar i veprimit per Integrimin i miratuar me 31.01.2012 ne Berlin gjate takimit te nivelit te larte per integrimin. Me te tani duhet te jete ndermarre nje hap tjeter ne politiken e integrimit tha para shtypit kancelarja Angela Merkel ne fund te takimit me 120 delegate te shoqatave.
Merkeli organizoi ne vitin 2006 samitin e pare te integrimit. Ne ate kohe ne kemi marre angazhime vullnetare por shume vete nuk i kane besuar ato tha ajo por kur ktheu koken prapa ato angazhime jane zbatuar. Tani prej shume modeleve duhen krijuar struktura te perhershme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel dhe e ngarkuara e qeverise federale per integrimin Maria Behmer
Si dhe ne trajtimin e krizes se euros Angela Merkel ishte perkrahese e hapave te vegjel ne politiken gjermane per integrimin sepse mendon se kjo eshte nje rruge shume e gjate. Sipas saj duhet punuar sistematikisht per eliminimin e problemeve te integrimit. Kritiket thone se mungojne masa te shpejta gjitheperfshires. Merkel megjithate shpjegon superstrukturen Ne gjermanet jemi duke u plakur ne vend ka here me pak dhe here me shume njerez me prejardhje emigrimi por ne jemi duke u bere edhe me te shumellojshem. Integrimi eshte pasuri dhe ia vlen te vazhdojme.
Ne kerkim te shembujve
Por Plani kombetar i Veprimit per Integrimin jeton sigurisht prej veprimeve konkrete. Pervec nxitjes se metejshme te aftesive gjuhesore ne gjuhen gjermane tani do te kete nje angazhim me te madh te te huajve ne sektorin publik. Emigrantet e punesuar ne sektorin publik sherbejne si shembull tha e ngarkuara e qeverise federale per integrimin Maria Behmer. Ne Gjermani duhet te kemi me shume mesues ose zjarrfikes vullnetare me sfond migracioni. Ali Ertan Toprak perfaqesues i komunitetit alevit ne Gjermani tha se duhet te kete me shume emigrante si drejtore shkollash ose kryetare bashkish.
b
Por edhe Sherbimi Federal vullnetar organet e rendit dhe te sigurise apo mediat duhet te terheqin me teper emigrante kerkon qeveria gjermane. Vetem nje nder 50 gazetare ka sfond emigrimi tha Behmer dhe per kete eshte shume e veshtire per tu dhene hapesiren e duhur emigranteve ne raportimin publik. Ne shume rajone policie emigrantet i njohin vetem si shperndares droge tha Toprak. Behmer u shpreh per sisteme drejtimi dhe instrumente matese qe jane tani ne dispozicion per te matur progresin dhe mangesite ne fushen e integrimit.
Autor Kay-Alexander Scholz/P. Pani
Redaktor A Verbica