lukas-podolskiPas Philip Lahm, Miroslav Kloses dhe Bastian Schweinsteiger një tjetër kampion Bote i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë.

Bëhet fjalë për Lukas Podolskin, i cili nëpërmjet një postim në "Twitter" ka zyrtarizuar largimin nga kombëtarja e "Pancerave".

"Ishte diçka fantastike, diçka e mrekullueshme, për mua ka qenë një nder të isha pjesë e Gjermanisë",- shkruan Podolski në "Twitter"

Sulmuesi ka luajtur plot 129 ndeshje me Gjermaninë duke realizuar dhe 48 gola.