Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka këshilluar sulmuesin gjerman Lukas Podolski të mos shkojë për të luajtur jashtë Gjermanisë. Përfaqësuesi gjerman kërkohet nga Lazio, Arsenali dhe Liverpooli.

“Lukas nuk është lojtar që mund të luajë jashtë Gjermanisë. Nuk mund ta imagjinoj dot atë duke luajtur në Manchester, Liverpool apo te ndonjë klub spanjoll. Ai e njeh vetëm futbollin gjerman”, thotë Hoeness për mediat gjermane.

Në të kaluarën, Podolski ishte pjesë e klubit bavarez, po u rikthyer në Koln, ku e rigjeti veten.