Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski nga sezoni i ardhshëm do të jetë anëtar i ri i Arsenalit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane Bild që raportoi të enjten se klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e Podolskit në Londër në vlerë prej 13 milionë eurosh.

Për të, Arsenali ka përgatitur kontratë deri në vitin 2016 dhe pagë vjetore prej 7 milionë eurosh. Podolski, më herët ishte spekuluar se kërkohet nga disa klube të mëdha italiane përfshirë Milanin, Interin dhe Lazion.