Përkthehet poezia në italisht. Tre autorë italianë komentojnë poezitë e botuara në revistën: "L'ombra delle parole"(Hija e fjalëve)

George Linguaglossa, poet dhe një ndër kritikët e mëdhenj të poezisë italiane është befasuar i pari kur ka lexuar poezitë e Faslli Halitit në gjuhën e tij.  “Ju  falënderoj, Gëzim Hajdari, që bëtë të njohim këtë poet të jashtëzakonshëm, këtë Eesenin shqiptar, me lirikën e tij të pastër dhe të mprehtë si një meteor, të matur dhe të vërtetë, që ngrihet nga fakti i zhveshur i përditshëm  i urisë së fëmijëve në metafizikën e ëndrrës.”, shprehet ai ndër të tjera.

Poezitë e zgjedhura të poetit të njohur  Faslli Halitit janë përkthyer në italisht dhe janë botuar në revistën “L’ombra delle porole”. Tre autorë, George Linguaglossa, Giuseppina Di Leo,  Salvatore Martino, i kanë shoqëruar këto poezi me komente mbresëlënëse. Faslli Haliti shprehet se ndihet shumë i emocionuar që poezia e tij është përcjell me ndjeshmëri edhe në gjuhën e vendit fqinj, italiane, përveç gjuhës amtare. Kritika italiane ka komentuar me detaje vargje dhe shprehje poetike të Faslli Halitit, duke e vlerësuar poetin për një figuracion të pasur dhe fantazi surreale. Poezitë e zgjedhura të Faslli Halitit janë përkthyer nga shqipja në italisht dhe janë redaktuar nga poeti i njohur Gëzim Hajdari, me banin në Itali.
 
Ja si shprehen autorët ne komentet e tyre:
Salvatore Martino: “Falënderoj revistën l’Ombra që më njohu me këtë poet të jashtëzakonshëm, i cili fatkeqësisht ishte i panjohur për  mua. E kuptoj druajtjen, terrorin që vargje të tillë mund të zgjonin në nomenklaturën komuniste shqiptare që ka qenë më e ashpër dhe më e verbër, madje edhe më e ashpër se ajo Sovjetike. Midis shumë vargjeve të paharrueshëm, dua t’ju kujtoj së paku të mbani mend:
 
Avevo fame
tendevo le mani per spezzarne un boccone,
ma la luna veniva mangiata dalle notti
ed io non riuscivo ad averla !
 
Hëna pluskonte
në bardhësinë e një reje
si e verdhë veze.
 
Dhe unë fëmija i dikurshëm që kisha uri
zgjasja duart drejt vezës hënore,
reflekse hëne haja ndër gishtat e mi
netëve të dëborta dimërore.
 

Lojë madhështore midis objekteve të përditshme dhe metafizikes hënë, ngrënë nga nata, kjo përpjekje për të arritur të pamundurën për të mbijetuar në realitetin dhe në ankthin shpirtëror. Madje edhe në përkthim nga një gjuhë, nuk është e ngjashme saktësisht, me tonën, na arri parfumi i padyshimtë i muzikës. Poezi e ëmbël dhe po aq e dhunshme, siç dinë të japin vetëm të Mëdhenjtë. Natyra, fshati, zogjtë, lulet e zeza, të vetmet që natyra nuk i ka, lidhjet e gjakut,fëmijë të cilët i besojnë përrallës së avullit të bukës; flamujt që në një fantazi surreale ndalen në vdekjen e babait të tij. Dhe pastaj kjo hapje e jashtëzakonshme i poezisë s tij: “Unë mësuesi i fshatit”:
 
Affronto il fango della strada.
I miei stivali vi sprofondano.
Dietro
Restano le mie orme,
Impresse nella memoria della strada,
Orme di stivali di gomma di Durazzo.
 
Çaj baltërat e rrugës.
Çizmet mbyten e zhyten në baltë.
Prapa, në llucë,
Mbeten gjurmët e mia,
Sì mbresa të thella në trurin e rrugës,
Mbeten gjurmët e çizmeve të NISH-gomave-Durrës. 
 
ku imazhet dhe mendimi gjenerojnë një qark të shkurtër emocional abstragimesh dhe konkretizimesh, një kozmos, ku balta, çizmet dhe, sidomos gjurmët e këmbëve që mbeten prapa, tregojnë një ëndërr të dëshpëruar, e cila fshin kujtimin e poetit duke i besuar vetëm impresionin e shenjës në rrugë. (17 prill 2014)

George Linguaglossa: prof. poet dhe një ndër kritikët e mëdhenj të poezisë italiane) shkruan: “Ju  falënderoj, Gëzim Hajdari që bëtë të njohim këtë poet të jashtëzakonshëm, këtë Eesenin shqiptar, me lirikën e tij të pastër dhe të mprehtë si një meteor, të matur dhe të vërtetë, që ngrihet nga fakti i zhveshur i përditshëm  i urisë së fëmijëve në metafizikën e ëndrrës.

E pabesueshme vërtetë rezistenca e poetit të fushës me ngacmimet e censurës së regjimit, një shembull i pakrahasueshëm për ne që nuk jemi goditur, nga asnjë censurë, madje, jemi inkurajuar që të botojmë çfarëdo gjëje  që na  qëllon të shkruajmë, çfarëdo copë letre me disa fjalë të çastit të shkruara sipër. Sa e tmerrshme është vërtetë, pyes veten, kjo censura jonë e masës që detyron poetët të shkruajnë e të botojnë gjërat e veta!” (18 prill 2014) 

Giuseppina Di Leo: “Vërtet, unë pyes veten, sa e tmerrshme është kjo censurë mase jona që obligon poetët të shkruajnë dhe të botojnë prodhimet e tyre." Shumë e hidhur, Xhorxho, kjo konsideratë jotja, por krejtësisht e vërtetë. Gërshëra ekzistuese midis një prodhimi të madh poetësh të padukshëm dhe kritikës drejtuar zakonisht të shquarve, sigurisht jo të prirur në favor të të parëve.

Po eksperimentojmë një "censurë masive” dhe ti Xhorxho e thua se, në një vend, kushtuar një poeti i cili ka eksperimentuar në veten e tij izolimin, në një regjim totalitar.
Por në fakt do duhej të reflektonim të gjithë për shkallën e manipulimit, zbatuar nga shoqëria jonë e qetë demokratizuese, teknologjikisht e përparuar.
(Vlerësimet e tre autorëve italianë për Faslli Halitin  i përktheu poeti Qerim Skënderaj).


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)