Nje shperthim tritoli ka demtuar nje banese ne lagjen nr 1 ne qytetin e Pogradecit. Sipas te dhenave shperthimi ka ndodhur mbreme rreth ores 100 ne apartamentin e drejtoreshes se Tatim-Taksave te Progradecit Rajmonda Syza.




Mesohet se ajo se bashku me bashkeshortin ndodheshin ne shtepi ne momentin e shperthimit te lendes plasese por nuk jane lenduar. Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes dhe konstatoi thyerjen e dritares se banese dhe xhamave te nje furre buke ne afersi te vendit te shperthimit.




Sipas policise pista kryesore ne te cilen jane perqendruar hetimet eshte nje konflikt qe djali i familjes syza kishte pasur me persona te tjere nderkohe qe ky i fundit rezulton person me precedente penale.




Gjithashtu policia beri te ditur se perjashton punen e drejtoreshes se Tatimeve dhe te shoqit si shkak i ngjarjes dhe po punon per kapjen dhe venien parapergjegjesise te autoreve.