Tritol dhe fisheket
Fisheke
Tritol

Posedonte në banesë lëndë plasëse dhe municione luftarake arrestohet në flagrancë nga Policia Ervin Duka, 29 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec.


Pas marrjes të informacionit të siguruar në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet policore ushtruan në banesën e këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente.


Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.


12 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)