Pogradeci fitoi titullin simbolik “kampion i dimrit” në Kategorinë e Parë një javë para kohe, pas fitores 4-1 ndaj Gramozit të Ersekës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të. 11 fitore në 14 javë, dhe 34 pikë për liqenorët.



Kamza mposhti 2-0 rivalin tjëtër kryeqytetas, Partizanin, falë dopjetës së veteranit Klevis Dalipi, në një fitore me ngjyra simbolike për trajnerin Skerdi Bejzade. Kamza renditet në vendin e dytë me 29 pikë, 5 më pak se Pogradeci. 8 humbje në 14 ndeshje për Partizanin, tashmë me 22 pikë më pak se Pogradeci i vendit të parë.



Luftëtari mposhti 2-1 Apoloninë në Gjirokastër, duke i bërë shërbimin më të mirë pogradecarëve.



Besëlidhja mposhti 3-1 Tomorin në “Brian Filipi”, duke i shkaktuar humbjen e parë beratasve pas serisë me katër fitore rresht.



Vlora regjistroi një fitore të thellë 5-2 ndaj Tërbunit të Pukës.



Pas tri humbjeve rresht, Lushnja u rikthye te fitorja, duke mundur minimalisht Mamurrasin, falë një autogoli të Sharrës.



Në takimet e tjera, Bilishti fitoi 1-0 me Gramshin e vendit të fundit, dhe Ada fitoi 2-1 me Burrelin, duke u rikthyer te fitorja pas katër ndeshjesh. Për herë të fundit, velipojakët kishin fituar 2-1 ndaj Tërbunit të Pukës, në javën e 9-të. 



Kategoria e Parë

Java 14, 19.12.2010



Pogradeci-Gramozi 4-1

Shënues: Eminhazeri 18’, 38’, 46’, Tanushi 29’ / Lena 45’



Luftëtari-Apolonia 2-1

Shënues: Stoja 22’, Mitraj 86’ / Gërxho 16’



Lushnja-Mamurrasi 1-0

Shënues: Sharra (aut) 67’



Besëlidhja-Tomori 3-1

Shënues: Shala 45’, Maho 82’, Ndreka 90’ / K.Arbri 31’



Kamza-Partizani 2-0

Shënues: K.Dalipi 18’, 67’



Vlora-Tërbuni 5-2

Shënues: Plepi 7’, Skënderaj 36’, 60’, Shabani 62’, Begaj 79’ / Lifja 23’, Jahja (pen) 57’



Ada-Burreli 2-1

Shënues: Leka 12’, Baci 36’ / Balluku 56’



Bilisht Sport-Gramshi 1-0

Shënues: Biba 78’



RENDTIJA

1     Pogradeci     14     11     1     2     23     9     +14     34             

2     Kamza     14     8     5     1     21     9     +12     29             

3     Apolonia     14     8     3     3     25     14     +11     27             

4     Tomori     14     8     2     4     21     13     +8     26             

5     Lushnja     14     7     1     6     22     10     +12     22             

6     Mamurrasi     14     7     1     6     11     10     +1     22             

7     Besëlidhja 13     5     5     3     18     10     +8     20             

8     Gramozi     13     6     1     6     14     20     -6     19             

9     Bilisht S     14     5     2     7     20     29     -9     17             

10     Vlora     14     4     4     6     14     14     +0     16             

11     Burreli     14     4     4     6     12     13     -1     16             

12     Luftëtari    14     4     4     6     6     13     -7     16             

13     Tërbuni     13     4     3     6     13     22     -9     15             

14     Partizani     14     3     3     8     8     17     -9     12             

15     Ada         13     3     1     9     15     24     -9     10             

16     Gramshi     14     1     4     9     8     24     -16     7


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 19 Dhjetor 2010