Edhe pse me shumë mungesa, liqenorët kanë shënuar tre gola në pjesën e dytë dhe janë surpriza e grupit B në Kupën e Shqipërisë
Pogradeci Shkumbini 3-1
Pogradeci dhe Kamza vinin në këtë takim si dy ekipe rivalë. Liqenorët kishin mungesa në këtë takim, por kërkonin të bënin kthesën në kupë pas atij takimi pa gola kundër Shkumbinit në kampionat. Kjo ka bërë që shumë prej lojtarëve liqenorë të sakrifikojnë në këtë ndeshje, pikërisht kapiteni Çerepi, boshnjaku Drazhanin si dhe sulmuesi Tanushi, duke shtrënguar dhëmbët për të kontribuar për ekipin.
Pjesa e parë është dominuar nga Kamza, por ndoshta rastet e pastra të pashfrytëzuara, sa për paaftësinë e tyre, por edhe për meritën e portierit Petrovski, bënë që pjesa e parë të përfundonte pa gola. Në pjesën e dytë është Pogradeci që ndryshon marsh dhe në minutën e 60-të shënon 17-vjeçari i talentuar Griseld Çekiçi.
Goli ju jep zemër pogradecarëve dhe në të 68-ën do të jetë 19-vjeçari Albi Çekiçi, por një minutë më vonë po ky lojtar do të dyfishonte rezultatin. Pogradeci do të gjejë edhe golin e tretë pas një ekzekutimi perfekt të Jahajt në minutë e 85-të. Në sekondat e fundit do të jetë nigeriani Olatodun, i cili do të shënontë golin e nderit për miqtë nga Kamza. Si përfundim, Pogradeci merr kreun e grupit B, duke pasur 4 pikë. Përveç fitores, Pogradeci duket se ka fituar dy të rinjtë Çekiçi, që duket se do të ecin në gjurmët e trajnerit të tyre.
Thanë pas ndeshjes:
Ylli Çekiçi, trajner i Pogradecit: Jam i kënaqur nga rezultati dhe nga loja e ekipit, veçanërisht në pjesën e dytë, ndonëse vinim me mungesa dhe me shumë dëmtime në këtë takim. Ndoshta ekipi ka qenë shumë i ngarkuar nga ana psikologjike dhe duket se barazimi me Shkumbinin ka bërë punën e vet. I lamë shumë hapësirë kundështarit në pjesën e parë, por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi dhe për pasojë e fituam bindshëm takimin.
Ernest Gjoka, trajner i Kamzës: Ekipi zhvilloi një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë i zbatoi më së miri detyrat e dhëna, ku dominuam në lojë dhe shpërdoruam raste të pafalshme për shënim, ndërsa në pjesën e dytë ka qenë një lojë shumë e dobët, ku i kemi lënë shumë terren kundështarit, që na ka ndëshkuar në rastet që iu krijuan.