Kanë nisur mëngjesin e së dielës homazhet për nder të ish-drejtorit të Policisë, Sokol Baraj.


Qindra të afërm, qytetarë dhe bashkëpunëtorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 53-vjeçarit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit.


Sokol Baraj ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak. Ai ka qenë drejtues i policisë në vitet e vështira 1997-1998.


Më pas Baraj ka marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë si dhe ka ushtruar funksionin zv.ministrit të Brendshëm dhe të  këshilltarit për kryeministrat në vitet 2000-2005.


Së fundmi Sokol Baraj ishte drejtues i sigurisë në aeroportin Nënë Tereza.