Policia në Francë ka nisur kërkimet për shoferin e një makine, që tentoi të përplasej përmes një barrikade në rrethin çiklistik Tour de France, që përfundon në Paris.
Oficerët hapën zjarr mbi makinën, në përpjekje për ta ndalur, por ajo u largua.
Korrespondenti i BBC thotë se nuk ka asnjë sugjerim se terrorizmi ishte motivi i ngjarjes.
Duke u larguar, shoferi tentoi të kalonte përmes një kordoni policie.
Nuk pati shkëmbim zjarr dhe korrespondenti i BBC dyshon se mund të jetë ndonjë tip që ka festuar gjithë natën jashtë.