Policia e Tiranës i vë vulën ngjarjes së 21 janarit, duke e konsideruar si një krim të katërfishtë me një autor. Dje në analizën e policisë së kryeqytetit, në shifrat e dhëna për median dhe publikun, u raportuan gjithsej 24 ngjarje në vitin 2011, me 26 viktima.


Gazeta Shqiptarja.com shkruan në kryeartikullin e sotëm, se tragjedia e demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, është raportuar një ngjarje e vetme, madje policia, pa përfunduar hetimet prokuroria, e konsideron sikur kjo ngjarje ka vetëm një autor.


Në fakt, në gjykim deri tani dhe brenda burgut gjendet vetëm gardisti Agim Llupo, nga arma e të cilit, është vërtetuar qartazi se është vrarë shtetasi Ziver Veizi.


Si i përfshiu policia në raport viktimat e 21 janarit, të cilat 2 muaj më parë nuk figuronin, dhe si po vazhdojnë hetimet për gjetjen e autorëve, janë publikuar sot në gazetën “Shqiptarja.com”