Fier- Drejtoria e Policise se Fierit gjendet ne veshtiresi financiare. I kerkohet ndihme biznesmeneve myzeqare per te siguruar blerjen e nje baze materiale ne kompjutera apo tavolina. Dhoma e Tregtise dhe Industrise ne qarkun e Fierit hap nje numer llogarie te posacem dhe ngre komisionin e monitorimit te mbledhjes se financimeve. Kjo nisme ka ardhur pas nje takimi te mbajtur me drejtorin e policise, Shemsi Premi, dy dite me pare. Lajmin per celjen e numrit te llogarise e ka bere te ditur kreu i Dhomes fierake, Shezai Cobo. Ne takimin e zhvilluar merrte pjese edhe prefekti Shahin Bejtaj, si dhe me biznesmene te ndryshem e anetare te Dhomes se Tregetise dhe Industrise. "Ne kemi hapur nje numer llogarie dhe negociuar me anetaret e dhomes per mbeshtetje. Jemi te gatshem te ndihmojme organet e rendit per te siguruar bazen materiale qe i duhet. Kur te arrihet shuma e kerkuar, ne do te kryejme blerjet e nevojshme dhe do ia dhurojme", tha Cobo per gazeten "KJ". Brenda dy viteve te fundit jane bere po kaq kerkesa nga policia vendore per ndihme financiare nga biznesmenet fierake.


Xh.Beharaj