permetPolicia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit, që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.


Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri.


Dje, persona me veshje fetare, por edhe civilë, të organizuar nga Mitropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forcë në Pallatin e Kulturës, duke sulmuar me sende të forta rojet private.


Këta persona mësohet të kenë mbërritur në Përmet me dy autobusë.


Ata kanë hyrë brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës dhe zhvilluan një meshë.


Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t’i rikthehet bashkisë./A.Xh