Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni informoi me anë të një deklarate për shtyp, se dje më datë 24.08.2011, ora 13:30 është kryer aplikimi i dymiliontë për pasaportë biometrike.



-Kemi arritur në 2 milion aplikime për pasaporta biometrike, janë prodhuar nga kompania “Aleat” 1 970 000 pasaporta dhe janë tërhequr nga qytetarët 1 920 000 pasaporta. Kjo është një arritje e konsoliduar për procesin e integrimit europian të tërësi dhe në veçanti për standartet që mundësuan lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen”,-u shpreh Zv.ministri Poni.



Zv.ministri Poni informoi gjithashtu se deri më tani janë kryer 2 847 000 aplikime për letërnjoftime elektronike, nga të cilat janë prodhuar 2 824 000 dhe janë tërhequr nga qytetarët 2 679 000.



Zv.ministri Poni u shpreh se kompania koncesionare “Aleat” ka vënë në dispozicion kapacitete prodhuese të atilla që përballojnë lehtësisht fluksin e aplikimeve nga qytetarët. Kështu javën e fundit ka pasur 21 mijë aplikime për pasaporta kur kapaciteti prodhues javor është 40 mijë.