Sipas tij kur pritet qe me 15 dhjetor te hyje ne fuqi vendimi per liberalizimin e vizave fluksi i aplikanteve eshte rritur ndjeshem. Vetem ne nje dite sipas Ponit kane aplikuar per pasaporta biometrike deri ne 6500 qytetare numer qe edhe pse jo i vogel eshte perballuar nga zyrat e aplikimit.

Ai shtoi se pas vendimit pozitiv qe ministrat e Brendshem te BE-se moren ne 8 Nentor ne Bruksel per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen vetem javen e kaluar numri i aplikimeve per pasaporta biometrike shenoi mbi 31.800 te tilla nga 1.282.000 qe eshte numri total i aplikimeve.

Jane standardet dhe logjistika e instaluar ne sistemin e paisjes me dokumentat e reja elektronike qe lejon deri ne 10 mije aplikime ne dite. Kjo shifer eshte brenda te gjitha parametrave qe ofrojne kapacitetet prodhuese tha Poni. Ai ben te ditur se prej me se dy jave ka filluar nga funksionimi dhe makina tjeter e prodhimit te pasaportave e cila perballon kapacitetin prodhues per aplikim te pershpejtuar.

Me futjen e ketij sherbimi vetem keto dite jane prodhuar 35.000 pasaporta gje qe do te coje drejt uljes kohen e prodhimit te pasaportes biometrike me nje aplikim te zakonshem tha zv/ministri Poni. Ai ben te ditur gjithashtu se per ti ardhur ne ndihme procesit te paisjes me dokumentat e reja ne bashkepunim edhe me ALEAT jane ofruar forma te reja te modernizimit te sistemit transferim kapacitetesh burimesh njerezore. Ne pritje te rritjes se aplikimeve ne prag festave te fundvitit angazhimi i firmes prodhuese ALEAT dhe institucionit pergjegjes do te jete maksimal. Kapacitetet aktuale pervec faktit se do te pershpejtojne procesin e pajisjes se qytetareve me dokumentet e reja elektronike vec te tjerash synojne te ulin afatin e marrjes se pasaportes pas nje aplikimi te zakonshem tha Poni.

Dyfishimit te numrit te aplikimeve sipas tij me te njejtin ritem i pergjigjet dhe kapaciteti prodhues qe ofron firma kontraktuese. Ne se nje qytetar brenda mundesive ekonomike do te kryeje aplikimin e zakonshem kapacitetet prodhuese do te mundesojne pajisjen e tij me pasaporten biometrike jo me vone se 30 -35 dite tha Poni.

Per prodhim te pershpejtuar te pasaportes biometrike nga data 8 Nentor jane ne funksion tre zyra aplikimi me nga dy poste pune ne minibashkite 3 4 dhe 10 ne Tirane. Nderkaq sot per kete qellim jane hapur edhe stacione te tjera te aplikimit ne Shkoder te merkuren do te hapen tre te tilla ne Vlore per te vazhduar nje dite me vone ne Elbasan dhe ne 26 Nentor do te hapen tre stacione aplikimi ne Durres. Ne marreveshje me ALEAT parashikohet qe ne vend te jene 15 stacione te tilla aplikimi.

Ne se do ti referoheshim numrit te aplikimeve vetem ne keto dite me numrin e pergjithshem te tyre me nje llogari te thjeshte diferenca midis pasaportave te aplikuara dhe atyre te prodhuara do te beje te mundur qe deri ne fund te vitit te kemi mbi 1.400.000 pasaporta biometrike te prodhuara tha Poni. Me afrimin e festave te fundvitit edhe pse pritet rritje e aplikimeve Poni u shpreh i bindur se ekziston vullneti i mire dhe te gjitha kapacitetet e mundura per ti ardhur ne ndihme qytetareve.

Zv.ministri Poni u ndal dhe tek hapja e kater zyrave te aplikimit ne Greqi dhe Itali.Ne jo me pak se dy jave do te hapet zyra e aplikimit ne Greqi ndersa nje muaj me pas edhe dy zyrat e aplikimit ne Itali per emigrantet shqiptare dhe jo vetem qe jetojne dhe punojne ne keto vende tha Poni. Sipas nje plani te parashikuar do te hapen kater stacione aplikimi ne Athine ne Greqi. Ambasadat tona ne keto vende kane vene ne dispozicion mjediset konsullore sigurimin e operatoreve qe do te punojne ne keto zyra dhe pas kualifikimit te operatoreve nga koncesionari do te behet e mundur lidhja e tyre ne internet per te vazhduar me tej me procesin e aplikimit per dokumentat e reja elektronike per te gjithe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne keto vende tha Poni.


2010-11-24 0918