Luis Enrique e ka marrë përgjegjësinë për humbjen katastrofale të Barcelonës në finalen e parë të Superkupës ndaj Bilbaos. Trajneri spanjoll ka thënë se faji është vetëm i tij.
"Fajtori për humbje jam unë. Nuk ka justifikime, rotacionet e mija dështuan. Megjithatë unë qëndroj prapa lojtarëve të mijë. Nëse një skuadër në botë do të mund ta thyente një rezultat të tillë, kjo skuadër është vetëm Barcelona" ka thënë Enrique./Indeksonline/