Në Ditën Ndërkombëtare të Postave, Posta Shqiptare prezanton një dokument zhvillimi, ose strategjinë për periudhën 2008-2011. Sipas drejtuesve të Postës Shqiptaren ky dokument është ndërtuar mbi njohjen e saktë të së shkuarës. "Implementimi i strategjisë drejt kalimit në Postëbankë ka lindur si nevojë e plotësimit të shërbimeve për klientët me produkte bankare. Shërbimet e reja që ofron dhe do të ofrojë Posta Shqiptare janë gjithmonë si kërkesë e përmbushjes së nevojave të klientit dhe reduktimin e kostos së kompanisë nëpërmjet përmbushjes së kapaciteteve të lira", shprehen përfaqësuesit zyrtarë të saj. Për ta, qytetari do jetë në kontakt të përhershëm dhe të ngushtë me shërbimet e Postës Shqiptare. Ai do të realizojë përmes shërbimeve postare pagesën e shumë faturave, arkëtim të kësteve të kredisë, transportin e librit shkollor, të barnave dhe medikamenteve mjekësore, transport për firmat farmaceutike.