BRUKSEL-Sot është dita e fundit e udhëheqjes gjashtëmujore të Greqisë me Bashkimin Evropian, ndërsa, nga nesër, kryesimin e radhës do ta marrë Italia. Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, do të paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm në një seancë të Parlamentit Evropian, të mërkurën në Strasburg. Siç është paralajmëruar më herët, Italia, gjatë kryesimit të saj, do të orientohet në rritjen ekonomike dhe punësimin.
Ndërkaq krerët e BE, Herman van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso përgëzuan në mënyrë të perzemërt përfundimin e presidencës greke të Bashkimit Europian dhe vlerësuan si “impresionuese” punën e Greqisë. “Greqia dëshmoi me të vërtetë
angazhimin e saj të shkëlqyer në projektin tonë të përbashkët, teksa në njëjtën kohë po përballet me sfida kaq të rëndësishme”, u shprehën ata.
Burime qeveritare greke kanë theksuar faktin se nga buxheti për ushtrimin e presidencës nuk është përdorur as 40%, ose thënë ndryshe, nga 50 milionë euro, janë shpenzuar vetëm 19 milionë, “një rekord sa i përket menaxhimit financiar”.
(d.b/ajole/BalkanWeb)