Presidenti francez François Hollande i dorëzoi sot personalisht shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dekoratën Komandant i Legjionit te Nderit, më e larta e Republikës Franceze.


François Hollande organizoi sot në Élysée, pallatin presidencial, një ceremoni të veçantë për ti dorëzuar shkrimtarit të njohur shqiptar dekoratën Commandeur de la Légion dhonneur.


Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme. Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Medalja në rastet e civilëve jepet kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë etj.


 Kjo është dekorata më e lartë e Republikës Franceze, qe i jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.


kadare-2