Presidenti i ri i vendit, Ilir Meta ka bërë sot dekretin e parë, duke dhënë një gradë madhore.
Presidenca njofton se Meta i ka dhene graden Gjeneral Brigade Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKUT me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes.
DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, gërma d, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa a, të nenit 9, të ligjit 64/2014 Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.31 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)