Kreu i LSI, Ilir Meta


Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi me elektoratin në Kuçovë ka thënë se, konsensusi për zgjedhjen e Presidenti të ardhshëm do të ishte i nevojshëm, dhe i mirëpritur nga LSI.


Por ka theksuar se , konsensusi nuk duhet të jetë kusht, që Shqipëria do qëndrojë pa President, duke shtuar se në çdo rast, Presidenti duhet të zgjidhet në bazë të Kushtetutës.


Ai ka garantuar se forca politike që ai përfaqëson, do të jetë në çdo moment në shërbim të procesit të zgjedhjes së Presidentit.


Lidhur me staturën e Presidentit të ri, Meta është shprehur se, duhet të jetë një kandidaturë që të garantojë mishërimin e institucioneve, të jetë mbi partitë dhe interesat e tyre.