Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani ka përshëndetur votimin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe miratimin konsensual të Kodit të ri të Zgjedhjeve.
Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti Nishani ka vlerësuar se “ky akt i përgjegjshmërisë dhe pjekurisë së klasës politike, si produkt i frymës së bashkëpunimit konsensual parlamentar, është një garanci e shtuar në shërbim të një prej proceseve themelore të demokracisë funksionale, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Njëkohësisht, Presidenti i zgjedhur i Republikës, Nishani, shpreh besimin e tij të plotë për vijimin dhe konsolidimin e kësaj fryme mirëbesimi dhe bashkëpunimi midis maxhorancës dhe opozitës dhe në çështje të tjera të rëndësishme të reformave të kërkuara.