19 gusht 2010



Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës Islamike të Afganistanit, Hamid Karzai në të cilin thuhet:



“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Islamike të Afganistanit, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet më të mira për lumturinë tuaj dhe mirëqenien e begatinë e popullit të Afganistanit!“