Presidenti i ri i Tanzanisë, John Magufuli iu bashkua qindra banorëve të qytetit kryesore, Dar es Salaam në një operacion pastrimi publik.
Vetë presidenti fshiu dhe mblodhi plehra në rrugë, sipas një skeme që ka zëvendësuar festimet për ditën e pavarësisë.
Mijëra njerëz u bashkuan me këtë nismë.
Lëvizja shihet si simbolike pasi presidenti, që njihet me nofkën "Buldozeri", ka premtuar se do të luftojë korrupsionin.
Muajin e shkuar ai tha se është turp që të mbahet një paradë ushtarake dhe një koncert për ditën e pavarësisë, duke shpenzuar shuma të mëdha, ndërkohë që vendi po përballet me shpërthimin e kolerës.