presidenti-nishani-urimi-i-vitit-te-ri_1Ndryshimi i pamjes së jashtme të Presidentit të vendit, Bujar Nishani, pas heqjes së mustaqeve, duket se nuk ka kaluar në heshtje nga mediat apo dhe komentet në rrjetet sociale. Kreu i shtetit, në mesazhin e fundvitit për gjithë shqiptarët, u shfaq pa mustaqe, gjë që ra në sy te të gjithë, madje ky ndryshim i imazhit të tij tërhoqi edhe vëmendjen e njërit prej politikanëve e më aktiv në rrjetin social “Facebook”, siç është Erjon Braçe. “Rilind edhe Bujar Nishani!! Prej sot në mbrëmje e keni pa mysteqe!! Nuk është shaka; Imazh i ri krejt!” – ka shkruar Braçe në profilin e tij në “Facebook” më datë 31 dhjetor.


 


Ky shkrim Presidenti ndryshon imazhin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.