Kur pritej të dekretohej dhe të hynte në fuqi, Kodi Zgjedhor është rikthyer nga Presidenti për rishqyrtim në Kuvend. (UPDATE)

Për këtë rikthim, presidenti evokon vetëm një argument: në rast se ai do ta dekretonte kodin, Presidenti nuk do të kishte kohë për të dekretuar pastaj zgjdhjet brenda afatit që i le atij kodi i ri.

Sipas Kodit, Presidenti duhet t'i dekretojë zgjedhjet jo më shumë se 9 muajt përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Presidenti vlerëson se dekretimi i Kodit, publikimi i tij në Fletoren Zyrtare dhe hyrja në fuqi, kanë afate të përcaktuara kohore, pas të cilave atij nuk i mbetet më kohë për të respektuar afatin e tij 9 mujor për dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Një argument teknik, për të cilin nuk do të mungojnë shpjegimet teknike të hartuesve të kodit, se cila duhet konsideruar data e fillimit të mandatit të kuvendit aktual.

Gjithsesi me rikthimin e Kodit të ri Zgjedhor, Presidenti u jep mundësi edhe njëherë forcave politike për të debatuar për të.
Sepse sic thotë vetë në fillim të letrës që i ka adresuar Kuvendit, reformën zgjedhore dhe debatet mbi këtë reformë i ka ndjekur me kujdes, duke i vlerësuar si mjaft të rëndësishme për ecurinë dhe rritjen e standarteve të administrimit të procesit zgjedhor.

Një reformë zgjedhore e mirëhartuar – sipas Presidentit – do të mundësonte një proces të drejtë zgjedhor, me garancitë e duhura për realizimin e një procesi normal zhvillimi të demokracisë dhe pluralizmit në vend".

Mirëpo Kodi, i hartuar nga dy partitë e mëdha dhe i votuar në Kuvend mes një konsensusi të gjerë prej 113 deputetësh, u kundërshtua fort nga disa parti të vogla me në krye LSI-në, një pjesë e deputetëve të të cilave u ngujuan në sallën e seancave plenare në një grevë urie disaditore.

Këto parti vlerësuan se disa pika të kodit që kishin të bënin me administrimin zgjedhor, do të cënonin votën e lirë.

Presidenti u jep mundësinë partive të ulen edhe njëherë për të diskutuar, ndonëse zyrtarisht ai e cilëson kodin një përpjekje serioze për mirëadministrimin e procesit zgjedhor dhe e refuzon dekretimin e tij, për një cështje teknike.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code