Prokuroria 25 vjet burg per Bujar Gashin



Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi denimin me 25 vjet heqje lirie per Bujar Gashin nje tjeter i pandehur i akuzuar si anetar i Bandes se Durresit. Kerkesa u be ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga prokurori i ceshtjes Anton Martini i cili lexoi perfundimet per te akuzuarin i cili u gjykua i ndare nga te pandehurit e tjere. Sipas akuzes Bujar Gashi ka qene i perfshire ne organizaten kriminale deri ne vitin 2000 dhe me pas ai eshte larguar drejt Italise ku dhe u arrestua si i shume te kerkuar nga Interpol Tirana. Prokurori kerkoi qe Gashi te shpallet fajtor per vrasjen me paramendim te Dritan Dishes nje ekzekutim ky qe sipas akuzes ka qene teper i organizuar dhe i kryer ne kuader te hakmarrjes.



Ngjarja


Sipas akuzes Bujar Gashi se bashku me Indrit Taullain jane vendosur ne fshatin Shenavlash me synim te paralajmeronin Adriatik Colin dhe Endrit Doklen qe kishin zene prite per te vrare Dritan Dishen. Sapo Disha ka kaluar me automjetin e tij duke udhetuar drejt baneses dy bashkepunetoret kane njoftuar me te shtena arme shoket e tyre te cilet me pas kane zbrazur kallashnikovet drejt viktimes. Po ashtu prokuroria shpjegoi se ne vendin ku u vra Disha u gjeten 40 gezhoja prej te cileve eshte vertetuar se 38 prej tyre kane dale nga armet qe ka qelluar Coli dhe Dokle por dy gezhoja te tjera u perkasin dy armeve te tjera. Ne seancen tjeter pritet qe avokati mbrojtes i Gashit te paraqese perfundimet e mbrojtjes ku pritet te kundershtojne pretendimet e akuzes. Nderkohe qe ne te njejten faze eshte edhe procesi ndaj te pandehurve te tjere. Me pas do te jete gjykata ajo qe do te jape vendimin perfundimtar per te gjithe te pandehurit si anetare te Bandes se Durresit te cilet akuzohen per disa krime te renda te ndodhura ne qytetin bregdetar nga viti 1998 deri ne 2005 . Nje seance me pare Prokuroria kerkoi denime me burgim te perjetshem per 4 te pandehurit kryesore te bandes Lulezim Berishen Indrit Taullain Endrit Doklen dhe Plaurent Dervishajn.



Te pandehurit e Bandes se Durresit

1- Lulzim Berisha burg perjete


2- Indrit Dokle burg perjete


3- Plaurent Dervishaj burg perjete


4- Indrit Taullau burg perjete


5- Altin Olloni 25 vjet burg


6- Kujtim Buna 25 vjet burg


7- Sardjan Sulejmani 25 vjet burg


8- Julian Mece 25 vjet burg


9- Jurid Xhunga 25 vjet burg


10- Edvin Hoxhosmani 25 vjet burg


11- Selman Heti 25 vjet burg


12- Spartak Kalthi 25 vjet burg


13- Alban Neli 25 vjet burg


14- Ahmet Ajeti 25 vjet burg


15- Bujar Gashi 25 vjet burg


16- Osman Karpuzi 21 vjet burg


17- Adriatik Coli 10 vjet burg