I përfshirë në inspektimet e zakonshme, rekomandimi i parë i këtij raporti nis me përcaktimin e strukturave funksionale.

“Në të kundërtën, në mungesë të një strukture të mirëfilltë organizative dhe në bazë të analizave mbi burimet njerëzore të hartojë dhe të funksionalizojë një strukturë të qartë të organizimit të brendshëm struktural”, thuhet në rekomandimin e parë.

IPK po ashtu ka rekomanduar për trajnime të vazhdueshme të zyrtarëve policorë. Inspektimi ka vënë në pah menaxhimin jo të duhur të orareve të patrullimit nga ana e togjeve patrulluese.

Po ashtu, aty theksohet se paraqitja e togjeve patrulluese në drejtoritë rajonale të Policisë Kufitare shpeshherë shkakton vonesa disa orëshe. “Infrastruktura në të cilën është e vendosur Policia Kufitare është në përgjithësi në gjendje jo të kënaqshme, objektet në vendkalime janë baraka”, thuhet në raport.

Një tjetër rekomandim flet për mundësinë e zgjerimit të togjeve patrulluese për efikasitet të punës dhe kontrollit sistematik të vijës së gjelbër kufitare. IPK po ashtu këshillon menaxhmentin policor që të angazhohet në sigurimin e dhomave të ndalimit në Policisë Kufitare të Kosovës, duke i dhënë prioritet vendkalimeve me frekuentime më të mëdha udhëtarësh dhe pikave me kalime më të shpeshta ilegale dhe kontrabandim ilegal.

Një tjetër këshillë e IPK-së është sigurimi i automjeteve adekuate dhe funksionalizimi i një sistemi të unifikuar të komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve.

Në raport thuhet se të dhënat e niveleve rajonale nuk përputhen me të dhënat e nivelit qendror. Por, zv. drejtori i Policisë Kufitare të Kosovës, Behar Selimi, duke vlerësuar rekomandimet e IPK-së ka thënë se për disa nga rekomandimet duhet kohë pak më e gjatë për realizimin e tyre.

Sa i përket këshillës për sistemimin e të dhënave, Selimi ka thënë se PKK tashmë ka një sistem amerikan, ndërsa për dy vitet e ardhshëm do të ketë investime të tjera. Ai ka folur për dhomat e ndalimit, për të cilat thotë se ndodhet në pikat më të rëndësishme kufitare, por jo në ato administrative. /ktv/start/