Nje incident eshte shenuar ne Gramsh, ku kreu i nje komune eshte qelluar me arme zjarri, pa pesuar demtime ne trup.

Policia ka mberritur ne vendngjarje, nderkohe qe mesohet se incidenti ndodhi kur po transportohej kutia e votimit.

Pritet te nise numerimi ne KZAZ-ne numer 12 per Elbasanin, nderkohe qe ne KZAZ-ne e Gramshit nuk kane mberritur edhe kutite.

Ne Elbasan ka nisur edhe festa e simpatizanteve te Partise Demokratike.

Berat

Ka nisur mbledhja e te gjitha kutive te votimit ne KZAZ-ne e Beratit,ku pritet te nise edhe numerimi i votave.

Sipas kreut te komisionit, numerimi atje mund te mbaroje rreth oreve te drekes te se henes.

Vlore

Parashikohet qe ne mesnate te nise numerimi i votave ne Vlore, nderkohe qe procesi po ecen pa probleme dhe i qete.

Gjirokaster

Ne Libohove ka patur nje konflikt mes komisionereve te PS dhe PD-se, te cilet kane patur qendrime te ndryshme per mbylljen e votimit.

Anetari i PS-se kembenguli per mbylljen e qendres, nderkohe qe ai i PD-se e ka kundershtuar, ndaj edhe ne keto momente qendra ndodhet ende e hapur.

Pas mesnates pritet nisja e numerimit te votave ne qarkun e Gjirokastres, qe do te kryhet ne pallatin e sportit.

Korce

Ende nuk ka nisur ne Korce procesi i numerimit te votave ne 6 KZAZ-te e qarkut.

Pritet qe pas nje ore te nise numerimi i votave neper qendra. Nuk ka patur asnje problem per transportimin e kutive te votimeve.

Shkoder

Vazhdon procesi i administrimit te materialet zgjedhore dhe procesi i numerimit nuk ka nisur ende.

Policia ka transportuar ne masa te forta sigurie kutite e votimit neper qendra.

Nderkohe kane nisur festimet e militanteve te Partise Demokratike.

Durres

Kane nisur festimet nga simpatizantet e Partise Demokratike per fitoren ende te pashpallur.

Ne qendren e Shijakut ka nisur procesi i numermit, ndersa ne tre KZAZ-te e tjera vijon ende dorezimi i kutive te votimit.

Fier

Pas nje ore pritet nisja e numerimit te votave neper KZAZ-te e qarkut te Fierit.

Ka perfunduar mberritja e kutive te votimit, nderkohe komisioneret ankohen per nisjen e festimeve nga militantet pas publikimit te rezulateve nga exit poll-e.