Transporti
Nis punën operatori me 20 autobusë të rinj. Në muajt e verës, orari është nga 05:00 në 00:00
Privatizimi - Vendimi për privatizimin e linjës u miratua vitin e kaluar në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që tenderi për privatizimin e linjës u realizua gjatë këtij viti
Orari - Autobusët do të shërbejnë pa ndërprerje nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 të natës gjatë verës, dhe nga ora 05:30 e mëngjesit deri në orën 23:00 të natës, gjatë dimrit
Lorina Mixha
Privatizohet linja e fundit shtetërore e transportit ndërqytetës. Operatori ka nisur punën dje, pas mbylljes së procedurave tenderiale nga bashkia e kryeqytetit dhe do të vijojë aktivitetin deri në ngritjen e tramit. Vendimi për privatizimin e linjës u miratua vitin e kaluar në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që tenderi për privatizimin e linjës u realizua gjatë këtij viti. Ka pasur vonesa, pasi duhet të ishte inauguruar në muajin mars, por pavarësisht kësaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë një copë rrugë me autobusët e rinj të kësaj linje.
Përdoruesve të linjës KombinatKinostudio, duke nisur nga sot, i ofrohet një shërbim i ri, me standarde dhe kushte optimale.
Plot 20 autobusë tërësisht të rinj nisën dje funksionimin në këtë linjë. Këta autobusë kanë kapacitet, secili prej 100 vendesh. Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës KombinatKinostudio në 36.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përzgjedhur të udhëtojë personalisht në një nga autobusët e rinj të kësaj linje, të cilën e premtoi rreth 2 vjet më parë.
Autobusi i vjetër i kësaj linje, në mënyrë simbolike u nis drejt parkut të autobusëve, duke përmbyllur kështu ciklin e shërbimit të qytetarëve dhe autobusi i ri, së bashku me kryebashkiakun Basha dhe pasagjerët e parë u nis drejt destinacionit të tij.
Në të njëjtën kohë, 10 autobusë nisën funksionimin nga Kombinati dhe 10 nga Kinostudio. Autobusët do të shërbejnë pa ndërprerje nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 e natës, gjatë verës dhe nga ora 05:30 e mëngjesit deri në orën 23:00 të natës, gjatë dimrit, duke mundësuar kështu harrimin e kushteve të këqija që ofronte kjo linjë shumë e rëndësishme dhe e përdorur nga qytetarët e Tiranës. Kryebashkiaku Basha ka ironizuar edhe qëndrimin e ish-kryebashkiakut Rama, i cili çdo projekt të bashkisë e konsideron si ide të tij, duke thënë se:
Dua të shpreh edhe njëherë kënaqësinë që ia dolëm brenda një kohe relativisht të shkurtër, të realizonim zëvendësimin e linjës së vjetër me këtë linjë të re, me këtë park të ri autobusësh dhe besoj se ky premtim i mbajtur do të mirëpritet nga banorët, por dua tju siguroj se premtimi tjetër jo vetëm që nuk është harruar, por është në rrugë të mbarë, pasi në këtë linjë, ashtu sikundër në dy linja të tjera kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë franceze dhe BE-në, po vazhdon projektin teknik që do të çojë drejt vendosjes së linjave të tramit, me qëllim ofrimin e këtij shërbimi europian edhe në qytetin e Tiranës, tha Basha.
Sipas tij, kjo është një ndërmarrje, e cila është keqmenaxhuar prej shumë vitesh dhe ka akumuluar borxhe. Për fat të keq, keqmenaxhimi nuk është bërë për të ofruar një shërbim të mirë.
Shërbimi ka qenë i keq, menaxhimi ka qenë i keq. Ne do të përpiqemi sa më shumë që ata punonjës që nuk janë përgjegjës për keqmenaxhimin, të integrohen qoftë në këtë park të ri, qoftë në parqe të reja autobusësh për linja të reja që do të hapim në qytet, tha kryebashkiaku.
Privatizohet linja Kinostudio-Kombinat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email