Jose Mourinho me ardhjen e tij ne bankinen e Real Madridit ka kthyer sigurine ne mbrojtjen e ekipit por ai brengoset nga mungesa e efikasitetit te sulmuesve. Nje fakt i tille perkrahet edhe nga statistikat e publikuara nga e perditshmja sportive spanjolle Marca.



Pas barazimit 0-0 te shtunen ne udhetim te Levante ne ndeshjen e xhiros se peste ne La Liga Mourinho pranoi se brengoset per numrin e madh te rasteve te humbura. Ai ka arsye.



Real Madrid ne pese ndeshjet e para ne La Liga ka shenuar vetem 6 gola dhe ka 11 pike qe mjaftojne per poziten e trete ne tabele. Para tyre eshte Barcelona me 12 pike dhe kryesuesi Valencia me 13.



Per kuoten e 11 pikeve Reali duhet ti falenderohet repartit defansiv qe ka pranuar vetem nje gol ne fitore ne udhetim te Real Sociedad 2-1 ne xhiron e trete. E vetmja ndeshje ku Reali shenoi me fitore me me teper se nje gol ishte ne perballjen e javes se katert ne shtepi kunder Espanyolit 3-0.



Me heret Reali kishte mposhtur ne shtepi Osasunan 1-0 ndersa ne dy udhetimet tjera barazoi 0-0 ne xhiron e pare ne Mallorca dhe te shtunen ne Levante. Statistikat e Marcas zbulojne se problemi i Realit nuk qendron te krijimi por vetem te realizimi i rasteve.



Ne fakt ne pese xhirot e para ne La Liga futbollistet e Realit kane pasur plot 105 tentime ne drejtim te portave kundershtare por kane shenuar vetem gjashte gola me vetem 5.7 per qind te efikasitetit.



Cristiano Ronaldo per dy gola beri 41 tentime. Gonzalo Giguain goditi 15 here realizoi vetem nje gol ndersa Karim Benzema dhe Angel di Maria per nga nje gol secili u desh te dhurojne nga tete goditje ne porte.



Reali shenon mesatarisht pas 21 goditjeve. Per dallim prej tyre Barcelona ka realizuar 9 gola ne 80 tentime 11.2 ndersa lideri Valencia ka shenuar 9 golat e saj me 64 goditje 14 .



Marca ka saktesuar se futbollistet e Realit kane tentuar 58 here me kemben e djathte 32 here me te majten dhe 15 here me koke. Sezonin e kaluar me trajnerin Manuel Pellegrini Reali ne pese xhirot e para ne La Liga realizoi 16 gola ndersa tani me Mourinho ka shenuar 10 me pak ne te njejten periudhe.